KreuCelebrity

Graham rrëfehet mbi marrëdhenien me Rihanna-n dhe Kim Kardashian

Ashley Graham po bën emër si modele me trup të plotë, ashtu sikurse amerikanët e quajnë ndryshe ‘plus sized’. Duke sjellë një risi në mënyrën e perceptimit të së bukurës në ditët e sotme, Graham ka kaluar jo pak vështirësi në këtë industri, e jo vetëm.

Në eventin e MET Gala të vitit të kaluar, modelja rrëfen se askush nuk e mori përsipër të stilonte një veshje të përshtatshme për të, kështu që Graham thjesht nuk ishte pjesëmarrëse: “Nuk mund të paraqitesh me xhinse e bluzë pambuku”, ka shtuar ajo. Ndërsa, po i njejti organizim këtë vit e gjeti Ashley-n me një super paraqitje, pas të cilës u çmend edhe Rihanna. “Riri më tha ‘Dukesh tmerrësisht seksi’, dhe unë thjesht mbeta e nuk dija ç’të thoja. E vetmja gjë që më erdhi ndërmend ishte ‘Edhe ti udhëheq çdo event, Rihanna'”. Kjo nuk ka qenë e gjitha, pasi Kim Kardashian e ka ndihmuar të largonte një copëz spinaqi nga dhëmbët, ashtu sikurse i kishte kërkuar Serena Williams t’i bënte një foto krahëpërkrahë Graham. Me pak fjalë, të gjithë kanë kontribuar nga pak në vetëbesimin e modeles. Eh, yjet po që dinë të jenë të mirë…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF