Këto T-Shirt thyen internetin këtë verë! 0 74

Në çdo sezon veror ka trende që bëhen mjaft virale. Këtë vit pamë kudo veshjet me printe të frutave ekzotike si avokadoja, kalin e bardhë fantastik njëbrirësh(unicorn) dhe rrobat e banjës ngjyrë nude.

Tendencat i shohim në paraqitjet e yjeve e më pas bëhen virale në rrjetet sociale. I vjedhim idetë që pse jo, të argëtohemi edhe ne me këto trende! Bëjmë si ata, bëjmë pjesë të garderobës sonë ato elementë që na përshaten dhe i shfaqim në Instagram. Një veshje mjaft argëtuese kanë qenë bluzat T-Shirt dhe Crop Top që kemi parë te yjet me shkrime, stampa dh printe verore që na kanë bërë edhe për të qeshur ndonjëherë! Shfletoni galerinë tonë dhe njihuni me to, se si i kanë veshur yjet. Nëse keni një mesazh, shpreheni përmes bluzës suaj!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *