Ushqimet që hidratojnë lëkurën në temperatura të larta 0 54

Gjatë stinës së verës, rreziku që lëkura të dehidratohet, të humbë elasticitetin e të thahet rritet. Ekspozimi në diell dhe pa mbrojtjen e duhur është një nga shkaqet që na shfaqet kjo dukuri. Kur temperaturat janë tepër të larta, të pimë ujë nuk mjafton për t’u dehidratuar, por duhet edhe të ushqejmë organizmin me ushqime të pasura me ujë. Ndiqni këto këshilla!

Fokusohuni tek frutat

Kosumoni fruta sepse janë mjaft të dobishme, sidomos në verë e furnizojnë trupin dhe lëkurën me lëngjët për të cilat kemi nevojë më shumë. Molla është e përbërë kryesisht nga uji dhe është e pasur me fibra dhe antioksidantë. Shalqiri është ideal që të keni një lëkurë të hidratuar si dhe kivi, është burim i pasur i vitaminës C. Agrume kundër plakjes, frutat e thata si arrat, fistikët dhe bajame, të cilat përmbajnë vitaminë E dhe Omega 3. Konsumoni edhe pjepër.

Konsumoni sa më shumë perime

Për të shuar dehidratimin e lëkurës duhet të hani shumë perime. Kastraveci e kryen këtë detyrë shumë mirë pasi përmban 96% ujë, janë të ulët kalori dhe të pasur në vitaminë C, kalium dhe fibra. Spinaqi është një hidratues dhe pastrues i mirë i lëkurës. Shumë të mira janë kopra dhe kungulli, të cilat përmbajnë shumë ujë dhe fibra.

Vitamina B dhe Omega 3

Vitamina B, së bashku me C dhe E, është një  hidratues natyral dhe fantastik i lëkurës dhe ne mund të gjeni lehtësisht. Nuk duhet të nënvlerësojnë veprimin Omega 3 që përmban peshku salmon. Aleatët e lëkurës të domosdoshme për mirëqenien e saj janë edhe kripërat minerale, të tilla si natriumi dhe hekuri.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *