KreuCelebrity

Një urim nga Gisele, për babain më të mirë në botë

Është një nga modelet më të paguara në botë, ashtu sikurse në 2007 u rendit e gjashtëmbëdhjeta në listën e më të pasurave në fushën e argëtimit. Me një paraqitje unike, e fizik marramendës, të gjithë kujtojnë këmbët kilometrike sa herë dëgjojnë Gisele Bundchen. Lumturisht e martuar me Tom Brady, Bundchen ka arritur të ketë një personalitet krejt të vetin ndër rradhët e kolegëve.

Dita e sotme ka qenë tejet e veçantë për modelen, për aq kohë sa kjo e dielë shënjon një ditë speciale për të. Babai i Gisele feston ditëlindjen, e këtë ylli i pasarelave e bëri publike në Instagram. Nëpërmjet një postimi në My Story, Bundchen flet shumë. “Gëzuar ditëlindjen babai më i mirë në botë. Ne të duam shumë”, ka qenë ky urimi i modeles, shkruar përsipër një fotoje që të rikthen pas në kohë. I ati i Gisele, hipur në një motorr së bashku me pesë vajzat e tij ende vogëlushe, sjell sa nostalgji, aq dhe buzëqeshje. Bundchen vjen nga një vend si Brazili, e ndoshta një kujtim si ky ka lënë të kuptojë se modelja nuk i harron rrënjët e saj. Me pak fjalë: “një vajzë e mirë si Gisele” do ta përshkruante më së miri këtë situatë…Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF