KreuCelebrity

Bella Hadid synon Hollywood-in!

Ylli i pasarelave Bella Hadid ka rrëfyer së fundmi se si është të jesh një modele e famshme në një moshë kaq të re. 20-vjeçarja, imazh i fushatave publicitare të “Dior Makeup” është shprehur se është shndërruar në mënyrë të menjëhershme në një imazh pasarelash dhe fushatash miliona dollarëshe përpara syve të njerëzve.

“Ndiej se kam nxituar për t’u bërë grua dhe tani dua të kthehem sërish në një adoleshente”, është shprehur e vogla e familjes Hadid. Edhe pse në moshë fare të re dhe me një karrierë tepër të suksesshme në modeling, duke sfiluar për shtëpitë e modës Miu Miu, Versace apo Victoria’s Secrets Bella ka një tjetër dëshirë. Ajo i ka vënë syrin një karriere në Hollywood.

“Kam nevojë të marr leksione aktrimi dhe të gjej një zgjidhje që të memorizoj më mirë gjërat sepse nuk e kam të mirë kujtesën. Po, e dua një Oscar, një ditë!”

Bukuroshja Bella, rrëfeu në këtë mënyrë se ka dëshirë të bëjë gjëra më të mëdha se sa projektet në pasarela!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF