KreuCelebrity

Heidi Klum sjell (super) linjën e saj personale të veshjeve!

Po vihet re gjithmonë e më shumë një tendencë e modeleve për të patur linjat personale të veshjeve apo të kozmetikës. Së fundmi, Kate Moss lanҫoi koleksionin e produkteve të bukurisë, ndërsa tani kishte ardhur rradha e Heidi Klum për të bërë emër në industrinë e veshjeve. E veҫanta? Të gjithë do të kenë mundësinë të blejnë pa frikë një osë më shumë artikuj të kësaj linje.

Ҫmimet e vendosura janë tejet të arsyeshme e të përballueshme nga ҫdokush, duke vënë kështu një maksimum shtrenjtësie prej 50 eurosh, ҫka do të thotë se ҫdo gjë tjetër në vijm kushton edhe më lirë se kaq. Quajtur ndryshe dhe si ‘Heidi and the City’, ky koleksion do të prezantohet në javën e modës në New York muajin e ardhshëm. Gjithҫka do të shihet janë 18 krijime, ideuar në bazë të frymëzimit e dashurisë që Heidi Klum ka për Big Apple. Këtu përfshihen: një pelerinë e thurur për përditshmëri, një xhaketë kamosh ngjyrë kafe, ashtu sikurse dhe një kanatjere me dizenjo leopardi. Në bashkëpunim me kompaninë Lidl në Britaninë e Madhe, modelja mendohet të gjejë suksesin e rradhës në fushën e veshjeve. Detaje të mëtejshme nuk janë zbuluar ende, përpos faktit se dihet me siguri që koleksioni do të jetë i disponueshëm në 670 dyqane Lidl në Angli, që pas datës 16 shtator. Suksese, Heidi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF