KreuCelebrity

Këtë dilemë të Vesës do ta kuptojnë të gjithë nënat…!

Dhurata më e bukur që mund të lindi nga një dashuri e dyanshme është padyshim sjellja në jetë e fëmijëve. Pritja e parë e ëmbël e bën ҫiftin të përjetojë emocione të veҫanta, e një eksperiencë e tillë është thjesht e paharrueshme. Kur në jetën e dy partnerëve shtohet një anëtar i tretë familje, përveҫ orëve të pafundme pa gjumë e shumëҫka tjetër, një ndër problemet më madhore, të diskutuara edhe në fis apo shoqëri është: “Kujt i ngjan?!”

Thonë që nënat janë shumë të lidhura pas djemve, ashtu sikurse baballarët pas vajzave. Është kjo ndoshta arsyeja pse shumica e mamave ëndërrojnë dhe dëshirojnë me ҫdo kusht që i biri të trashëgojë ҫdo tipar të mundshëm të tyre. Nga ҫifti Vesa Luma dhe Big Basta kemi parë jo pak ngacmime të këtij lloji, ku kemi vënë re dëshirën dhe insistimin e Vesës për t’i bërë të gjithë ta pranojnë (përfshirë këtu dhe të shoqin), se Liani i ngjan asaj dhe vetëm asaj! Por, mesa duket, teksa muajt kalojnë, i vogli i këngëtarëve i ka bërë disi konfuzë prindërit, sepse mesa duket, është pikërisht në atë periudhë të rritjes kur vështirë se bëhet dallimi mbi ngjashmërinë me njërin prind apo tjetrin. E këtë e dëshmon më së miri postimi i fundit i Vesës në My Story, e cila ka shkruar në një foto të Lianit: “Unë e vogël apo ti i vogël?”, pyetje kjo drejtuar Big Basta-s. Nuk dihet ҫ’përgjigje ka dhënë ky i fundit, por në fakt është e vështirë të bësh një zgjedhje të saktë…Më poshtë do të gjeni postimin e plotë. Si mendoni, kujt i ngjan më së shumti Liani?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF