Leonardo DiCaprio do të luajë një personazh unik në filmin e ri biografik! 0 65

Leonardo DiCaprio do të luajë rolin e Leonardo da Vinci-t në filmin e ardhshëm, i cili trajton jetën e piktorit italian. Me produksion nga Appian Way, kompani e bashkë-themeluar nga DiCaprio, ky pritet të jetë një prodhim shumë i suksesshëm e fitimprurës. Nga ana tjetër, Leo ka shpjeguar më parë se da Vinci ka qenë inspirim për prindërit e aktorit, për të përzgjedhur emrin “Leonardo”.

“Babai gjithmonë më ka treguar se gjithҫka ka nisur në periudhën kur ai dhe mamaja ishin në muaj mjalti në Firence. Kishin vizituar galerinë Uffizi, e kishin qenë duke kërkuar një pikturë të da Vinci-t. Mamaja ishte shtatzënë me mua në atë kohë, e unë kisha filluar të shkelmoja si kurrë më parë. Babai e kishte marrë këtë si një shenjë, e nga ana tjetër, mendoj se ‘DiCaprio’ nuk ishte larg nga ‘da Vinci’. E kështu im at, si artist që është, vendosi menjëherë për emrin ‘Leonardo’”, ka rrëfyer aktori. Detaje të mëtejshme mbi filmin ende nuk janë zbuluar, por vetëm na ka lindur pyetja: a do ta pikturojë Leo, Mona Lisa-n, ‘si një nga vajzat franceze’…?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *