Rita Ora dhe Bebe Rexha, dy kolege shqiptare për t’u patur zili! 0 345

E mbani mend eventin e Billboard, kur dy nga shqiptaret më të famshme në botë u bashkuan për një foto? Eh, për aq kohë sa bëjnë karrierë në të njejtën fushë, kuptohej qe ai nuk ishte i vetmi organizim ku do t’i shihnim bashkë. E djeshmja ka shënuar mbajtjen e Teen Choice Fox, ku mes shumë emrash e performancash, dallonin edhe Rita Ora e Bebe Rexha. Secila me paraqitje unike, vajzat nuk janë parë të shoqëroheshin me njëra-tjetrën (për aq sa dihet deri më tani të paktën), por kjo nuk do të thotë se mes tyre ka ndonjë hatërmbetje apo diҫka të kësaj natyre; përkundrazi!



Siҫ mund të kuptohet, edhe nga ky event nuk kishin si të mungonin video e foto, të cilat mund të gjenden jo vetëm në llogaritë personale të këngëtareve, por edhe në faqen e Teen Choice Fox në Instagram. Edhe pse është vështirë të zgjedhësh mes tyre, ajo ҫka vihet re është mbështetja që vajzat shfaqin publikisht ndaj njëra-tjetrës. Si Rita, ashtu edhe Rexha, nuk kanë nguruar të japin ‘like’ në fototn e gjithësecilës. Një tregues ky se marrëdhënia mes tyre e kalon atë të thjeshtë kolegeve apo konkurenteve, duke na bërë dhe një herë të ndihemi krenarë për këto dy vajza shqiptare, që ҫdo ditë e më shumë po korrin sukses në industrinë botërore të muzikës. Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *