Si të keni qerpikë të fortë e më të bukur!

Stresi i përditshëm, një mënyrë jo shumë e rregullt e të ushqyerit dhe pastruesi jo i duhur i grimit mund të na dobësojnë qerpikët dhe të bëjnë që të fillojnë të na bien. Qerpikët janë protagonistët kryesorë të portretit tonë dhe na theksojnë shikimin. Shpesh, mjafton vetëm një furçë e kaluar me rimel për t’u dukur bukur, e rëndësishme është që të mos i lodhim shumë dhe të tregohemi të kujdesshme sepse me kalimin e kohës qerpikët mund të na dobësohen, të na rrallohen ose edhe të na thyhen. Ja se si të shmangim rënien e tyre dhe gabimet që nuk duhet kurrsesi të bëjmë!

Rutina e përditshme

Nëse e ndjeni se qerpikët tuaj janë dobësuar, e mira është që të aplikoni një bazë përforcuese përpara se të vendosni rimelin; në mbrëmje duhet që gjithmonë t’i pastroni me një produkt të përshtatshëm pastrues dhe joagresiv që mund të shkaktojë rënien. Nëse i keni qerpikët të dobët dhe ju bien vazhdimisht duhet të shmangni produktet kozmetike kundër ujit. Përpara se të shkoni për të fjetur ju rekomandojmë të përdorni një serum me vitamina. Një produkt natyral përforcues është vaji i recinit, ju shton edhe volumin.

Gabimet që duhet të shmangni

Një nga gabimet që mund të bëni kur pastroni makiazhin është fshirja e qerpikëve. Nëse keni qerpikë të hollë e të dobët është mirë të shmangni fshirjen e tyre, kjo i dobëson edhe më tej. Shmangni produktet kundër ujit sepse thajnë qerpikët dhe është edhe më e vështirë për t’u hequr. Edhe kthyeset e qerpikëve përdorini sa më rrallë sepse shkaktojnë humbje të elasticitetit. Kur qëndroni me orë të tëra përpara kompjuterit, shpëlani e hidratoni zonën përreth syve, mos i fërkoni me duar si pasojë e lodhjes sepse i dobësoni.

Stresi dhe ushqimi

Një periudhë stresi ose një dietë e varfër ushqimore ndikon edhe në humbjen e qerpikëve. Ushqimet që ju vijnë në ndihmë në këtë rast janë ato të pasurat me vitamina dhe aminoacide si drithërat integrale, frutat dhe perimet të cilat ndihmojnë ndërtimin e keratinës së qerpikëve. Nëse keni mundësi, merrni produkte përforcuese me bazë melatonine sepse rregullon procesin e rritjes së flokëve dhe qerpikëve.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.