Truku i vajzave franceze për buzë seksi e të plota

Kur flasim për Francën, na pëlqen të mendojmë për klasin dhe elegancën, e këto dy fjalë e përjashtojnë domosdoshmërisht ndërhyrjen estetike. Vajzat, gjithmonë e më shumë, po kërkojnë të kenë buzë të plota e seksi, dëshirë që i ka ҫuar drejt botoksit, e jo vetëm. Ndodh që raste të tilla të sjellin komplikacione, ashtu sikurse, si ҫdo gjë tjetër, edhe kjo fryrje artificiale nuk zgjat përjetë, madje është aq kalimtare saqë shpesh lipset nevoja për të tjera ndërhyrje. Nga ana tjetër, shumë vajza nuk munden ta imagjinojnë aplikimin e lëndëve të jashtme në tiparet e fytyrës, kështu preferojnë të zgjidhin ҫdo rrugë përmirësimi nëpërmjet grimit.

Nëse ëndërroni të keni buzë të plota, po ju themi se ekspertet në këtë fushë janë francezet! Ju kujtohet Brigitte Bardot? Eh, përpos bukurisë së lindur, një rol të madh luante dhe grimi. Charlotte Tilbury, një nga legjendat e makeup-it, ka zbuluar tre truke që mund t’i përdorni për të arritur rezultatet e dëshiruara. Mjafton të ndiqni këshillat e mëposhtme:

1. Në mënyrë që t’i qendroni sa më pranë natyrales, duhet të siguroheni të zgjidhni një laps buzësh që i përngjason në maksimum ngjyrës origjinale të buzëve tuaja. Në të njejtën mënyrë duhet të veproni edhe me shkëlqyesin.

2. Filloni gjithmonë me cepat e buzëve, kur aplikoni vijëzuesin. Sigurohuni të shkoni në mënyrë konstante drejt qendrës së kontureve të jashtme, për t’i dhënë pak volum këtij tipari.

3. Nëse i frikësoheni imperfeksionit në aplikim, pra, nëse nuk mundeni të realizoni një vijë të drejtë përqark kontureve, mos u shqetësoni: mjafton të tendosni buzën në formë buzëqeshje, dhe do të shikoni se ҫdo gjë tjetër do të vijë krejt natyrshëm.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.