KreuKuzhine

Vetitë e shkëlqyera të fiqve, frutat më të ëmbël të stinës!

Janë të ëmbël, të freskët dhe përbëjnë frutat më të dashur të stinës së verës. Fiqtë janë plot benefite për organizmin tonë kur i konsumojmë me masë, por pa e tepruar. Na pëlqejnë shumë edhe pse shpesh ngurrojmë t’i konsumojmë për shkak të kalorive të larta. Megjithatë, 70 kalori në 100g nuk janë edhe kaq shumë, apo jo? Nga qershori e deri në shtator, konsumimi i tyre i bën mirë organizmit si i freskët, por edhe si një frut i thatë. Fiqtë janë të shkëlqyer edhe për t’u konsumuar si reçel e liko.

Vetitë ushqyese

Fiqtë janë të përbërë kryesisht nga uji, yndyrnat dhe sheqeri. Përmbajnë fibra të shumta, kripëra minerale si potasi, hekuri, fosfori, kalciumi dhe soda të cilët janë mjaft të dobishëm për organizmin. Ky frut është gjithashtu një burim i pasur vitaminash A, B dhe C.

Benefitet për organizmin

Konsumimi i fiqve na jep një dozë të mirë energjie. Janë një zgjidhje e mirë kur duam të konsumojmë diçka të shpejtë kur jemi të lodhur e kemi nevojë për energji. Ka efekte të dobishme mbi sistemin e tretjes pasi përmban disa enzima të cilat asimilojnë me lehtësi ushqimin. Kalciumi i bën mirë kockave dhe shëndetit të dhëmbëve. Ruan qelizat e reja dhe parandalon kancerin. Lufton sëmundjen e kapsllëkut në mënyrë natyrale përmes fibrave. Po t’i konsumoni ose t’i vendosni drejt e në lëkurën e fytyrës, lufton ënjtjet dhe puçrrat.

Përgatisni receta të shijshme

Me fiqtë të freskët ose të thatë mund të përgatisni një sërë recetash të shijshme. Mund t’i kombinoni edhe me fruta të tjera të stinës, sipas dëshirës. Fiku së bashku me bananen dhe frutin e pasionit përbëjnë një përzierje frutash mjaft ekzotike dhe mund t’i konsumoni si një sallatë mjaft e shëndetshme. Për adhuruesit e erëzave ju sugjerojmë këtë recetë: Shafran indie i integruar, mollë, fiq, pjeshkë, lime (limon jeshil), rrush i bardhë të përziera së bashku. Ose rrush i zi, fiq, mollë e kanellë, rezultati do të jetë një shije fantastike!

Një zgjidhje mjaft e shëndetshme për lëkurën tuaj është edhe përzierja e fikut me karotën, për një lëkurë të butë e me shkëlqim! Provojeni në shtëpi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF