KreuCelebrity

Dua Lipa në një lidhje te re?!

E djeshmja e gjeti Duan duke festuar një tjetër arritje, e këtë na e bëri të ditur nëpërmjet llogarisë personale në Instagram. Në listën e 50 këngëve më të dëgjuara në Angli, këngëtarja me origjinë kosovare renditet e para me hitin e saj “New Rules”. Në këtë mënyrë, Lipa ka lënë pas edhe Rihanna-n me bashkëpunimin me DJ Khaled dhe Tiller, për “Wild Thoughts”. Si për të mos mjaftuar kjo, axhenda e këngëtares ka qenë mjaft e ngjeshur këtë verë, e së fundmi e kemi parë në Pekin për një tjetër performancë. Dua u përfol se i dha fund lidhjes së gjatë me të dashurin e saj para pak kohësh, e deri më tani nuk kemi parë ndonjë të re në këtë drejtim. Por, mesa duket do të dëgjojmë më tepër në lidhje me jetën dashurore të Lipës!

Në një nga fotot e postuara së fundmi në My Story, shihet se këngëtarja ka shtrënguar dorën e një mashkulli. Në sipërfaqe të saj mund të dallojmë disa nga tatuazhet e Dua-s, përfshirë këtu një shkrim fare minimalist, në të cilin lexohet (në anglisht): “Durim”. Nga ana tjetër, në dorën e djalit i cili nuk dihet ende cili mund të jetë, shohim vetëm dy iniciale: “LA”. Të jetë vallë ky i dashuri i ri i Duas? Apo kjo ka qenë thjesht një foto shoqërore, të cilën këngëtarja e ka publikuar pa ndonjë qellim në veҫanti? Ndoshta, Lipa po vë rregulla të reja për një tjetër mashkull tani… Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF