Jeta e Van Gogh në një film të animuar…me 56,800 piktura!

Duke filluar nga rikrijimi i dhomës së tij, e deri tek rizmadhimi i veshit nëpërmjert ADN-së së piktorit, së fundmi duket se gjithҫka po sillet rreth Van Gogh! Edhe pse vdekja e artistit shënjon më shumë se 100 vite më parë, shumica e njerëzve shfaqin ende interes mbi jetën e një prej personazheve më bizarë e të talentuar të botës. Duke u bazuar në një fenomen të tillë, krijimi më i fundit lidhet me biografinë e Van Gogh të paraqitur në një film të animuar, aspak të zakontë!

I titulluar “Të duash Vincent”, kjo vepër mendohet të cilësohet si filmi i parë i gjatë i animuar i punuar VETËM me piktura. Një prodhim i BreakThru Films, zgjedhja për realizimin e biografisë së piktorit nuk i është besuar pa arsye kësaj shtëpie produksioni, për aq kohë sa kjo e fundit ka fituar deri më tani një ҫmim Oscar për “Peter and the Ëolf”! Në filmin mbi Van Gogh do të trajtohet jeta e artistit, duke u bazuar në dorëshkrimet që ai ka lënë nga pas. Siҫ e theksuam dhe më lart, nuk po flasim për një animim të thjeshtë, e kjo jo pa shkak. Bëhet fjalë për 56,800 piktura të punuara me dorë, realizuar me bojë vaji e natyrisht, në stilin e Van Gogh. Janë dashur 30 piktorë e dy vite të tëra punë intensive, për të mbaruar si duhet secilin nga krijimet. Filmi do të mbajë premierën më 22 shtator të këtij viti, e deri më tani gjithҫka mund të shihet është vetëm traileri zyrtar i kësaj kryevepre, link-un e së cilit do ta gjeni më poshtë:

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *