Kjo veshje e Kim Kardashian thjesht do t’ju lërë pa fjalë!

Lanҫimi i linjës personale kozmetike ka bërë që Kim Kardashian të jetë më e angazhuar se kurrë në reklamimin e këtij biznesi të ri. Mes dhjetra kutive që mbartin përsipër emrin e saj, Kim i ka mbushur rrjetet sociale së fundmi me foto e video, teksa shihet duke u grimuar pikërisht me prodhimet më të reja të yllit të Kardashianëve. Sa konkurente, aq dhe partnere me 20-vjeҫaren Kylie Jenner, motrat nuk po rreshtin së fituari shifra kolosale me shitjet këto kohët e fundit.

Nuk dihet nëse mbrëmja e djeshme ka shënuar ndonjë event special për Kim apo ka qenë thjesht një nga dëshirat e saj të shumta, por gjithҫka pamë nga Kardashian ishte përgatitja me orë të tëra përsa i përket flokëve dhe grimit, e në këtë fazë pune nuk kishte si të mungonte as artisti i makeup-it me origjinë shqiptare, Mario, i cili u bë i famshëm pasi i mësoi yllit të reality shoë disa fjalë në gjuhën mëmë. Kjo nuk ka qenë e gjitha, pasi Kim ka publikuar dy video ku shihet e paraqitur me një veshje vezulluese. Dizenjuar me gurë të vegjël të shndrritshëm, copa e hollë që mbulonte trupin e Kardashian e bënte këtë të fundit të dukej thjesht mahnitëse. Është disi e pabesueshme kur sheh imazhet, por ja që është e vërtetë: Kim ka zgjedhur këtë herë veshjen e ëndrrave, atë që realisht e ka bërë të shkëlqejë si kurrë më parë. Në galeri do të gjeni fotot e plota.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *