KreuCelebrity

Në plazh me mamin: të famshmet shqiptare dhe të vegjlit e tyre këtë sezon!

Kjo verë ishte disi më e veҫantë nga të tjerat, për sa i përket të famshmeve shqiptare. Ekspozimi i trupit me bikini pritej nga të gjithë, e në këtë drejtim e themi me siguri që personazhet publikë nuk zhgënjyen aspak. Destinacionet turistike për këtë vit kanë qenë nga më të shumtat, e është vënë re tendenca për të zgjedhur vendet jashtë Shqipërisë, e për t’u kthyer më pas në atdhe për disa ditë të kaluara në jug. Por, kjo nuk është ajo ҫka ka sjellë të re vera e 2017.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur të famshmet janë treguar të rezervuara kur ka ardhur puna tek ekspozimi i fëmijëve në sytë e publikut. Disa prej tyre, si moderatorja Rudina Magjistari, vazhdojnë t’i mbeten besnike një rregulli të tillë, ndërsa të tjera thjesht nuk e vrasin aspak mendjen në këtë aspekt. Nga ana tjetër, Jonida Maliqi më në fund ka filluar të publikojë foto e video të të voglit të saj, ndërsa Sara Hoxha nuk e ka problem të postojë foto të London Noor, edhe pse ky i fundit është ende në moshë fare të vogël. Me imazhin plotësisht ose gjysmë të zbuluar, disa nga të famshmet shqiptare i zbukuruan rrjetet sociale me imazhet e tyre dhe të fëmijëve, teksa shijonin pushimet buzë pihinës apo detit. Klikoni në galeri për më tepër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF