KreuCelebrity

Shokon Rihanna me mbipeshën: fansat publikojnë foto jo-zyrtare të artistes!

Për aq kohë sa vetë-quhet “vajzë e keqe”, Rihanna duket se nuk ka ndërmend të merret me mendimin e të tjerëve. Që në daljet e saj të para në skenë, gjithҫka kemi parë kanë qenë format bombastike, që bënin këngëtaren të klasifikohej tek lista e femrave seksi. Duke qenë se një imazh të tillë e kemi parë për një kohë shumë të gjatë, tashmë nuk na besohet që Rihanna ka shtuar disa kilogramë më tepër. Në daljet në tapetin e kuq dhe jo vetëm, Riri vazhdon të duket po aq mahnitëse, por mesa duket kjo është ajo që dëshiron artistja të na bëjë të besojmë.

Fansat kanë publikuar një foto jo-zyrtare të Riri-t gjatë një nga performancave të saj, e duhet ta pranojmë se trupi i Rihanna-s nuk është më i njejti! E si për të mos mjaftuar kjo, pesha e shtuar tek këmbët dhe vithet nuk është ajo që adhuruesit presin nga këngëtarja. Bukuroshja nga Barbadosi po zhgënjen akoma dhe më shumë në këtë drejtim, e komentuesit nuk kanë qenë të paktë kur ka ardhur puna tek kritikat. Edhe pse indiferente dhe në dukje moskokëҫarëse ndaj zhurmës që po bëjnë fansat, Rihanna duket se po e humbet shkëlqimin në sytë e këtyre të fundit…Më poshtë do të gjeni imazhin e artistes. Si ju duket pamja e re e Riri-t?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF