10 fustanet (ҫmendurisht!) të shtrenjtë të yjeve botërorë… 0 130

Oh, jemi të sigurt që një titull i tillë ju sjellë në mendje një frazë të vetme: HOLLYËOOD! Dhe, ja që nuk gaboheni…Një industri e tërë biznesi, imazhi e parash, që sjell ҫmenduritë më të mëdha, si në mënyrë jetese, ashtu dhe në shpenzimet kolosale që kemi parë të bëjnë VIP-at. E mbani mend kur i kushtuam një artikull unazave të fejesës më të shtrenjta të të famshmeve? Eh, shifra prej 8.8 milionë dollarësh e aksesorit të Elisabeth Taylor ende nuk na ndahet nga mendja!

Sot i ka ardhur rradha një tjetër elementi të paraqitjes së jashtme, ҫmimet e të cilëve janë thjesht marramendës. I kemi parë shumicën e aktoreve teksa shkëlqejnë në tapetin e kuq, e të gjithë jemi koshientë që pas këtij imazhi fshihet një punë e tërë profesionistësh, ashtu sikurse nuk mund t’ia mohojmë në asnjë ҫast atributet parasë. Për këtë arsye, ne do të flasim këtë herë vetëm për fustanet më të shtrenjtë, me të cilët yjet janë paraqitur në evente nga më të ndryshmet. Shifrat janë një ҫmenduri e për këtë të jeni të sigurt. Le ta shohim në këtë mënyrë: më i liri në listën e 10 më të shtrenjtëve vjen nga Valentino, me një ҫmim prej $80,000 dollarësh, ndërsa ekstremi i kundërt kushton thjesht 5.6 milion dollarë (jo, nuk kemi shkruar ndonjë numër gabim; po, është e vërtetë!) Në galeri do të gjeni imazhet me shpjegimet përkatëse, e ju sigurojmë që do të njiheni me një botë të një tjetër dimensioni, atij më të paperceptushmit…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *