KreuCelebrity

Akullore dhe argëtim për familjen Beckham!

Ata janë një nga familjet më të përfolura në Mbretërinë e Bashkuar. David dhe Victoria Beckham kanë ditur të na tregojnë në vite se familja është themelorja për ta! Edhe pse gjithmonë të tejngarkuar me punë e projekte mode, ata gjejnë se si të kalojnë kohë cilësorë pranë katër fëmijëve të tyre Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

Këtë pasdite, baba David na ka treguar përmes Instagram se i ka çuar fëmijët në muzeun e akullores! “Nuk janë ende kaq të rritur sa të mos hanë një akullore me babin”, shkruan ai në foton me djalin e madh Brooklyn. Më tej David ka ndarë me ndjekësit edhe fotot e fëmijëve të tjerë që po argëtohen në këtë muze ëmbëlsirash! Lum si ata!

Edhe njëherë David na tregoi si një baba shebullor vendin e rëndësishëm që zë  familja për të!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF