KreuCelebrity

Flet hapur Helen Mirren: “Mos më trajtoni për moshën që kam”

Është një ndër aktoret më unike të ekranit, talenti i së cilës përveҫse natyrshëm, vjen dhe si rrjedhojë e origjinës së saj: Anglisë. Mes dhjetëra roleve në filma ikonikë e komercialë, Helen Mirren mbetet nga ato figura të veҫanta të kinemasë, që koha nuk ia u zbeh aspak rëndësinë. Së fundmi, në një intervistë për nurmin e ardhshëm të ‘Allure’, Mirren ka folur publikisht mbi qendrimin personal ndaj dy femrave të familjes Trump, Melania dhe Ivanka. E siҫ mund të imagjinohet (ҫ’mund të presësh nga një angleze) aktorja nuk është aspak fanse e këtyre dy personazheve. Kjo në fakt ishte diҫka që pritej, që në momentin kur Helen postoi para pak muajsh një foto të një vajze, në buzët e së cilës ishte shkruar “Në djall, Trump”, imazh të cilin Mirren e komentoi: “Tendenca e makeup-it për këtë pranverë”.

Ҫfarë ka surprizuar kanë qenë deklaratat që aktorja ka bërë në lidhje me plakjen e me kalimin e viteve. Helen ka këmbënglur aq shumë për një kundërshti të termit ‘anti-plakje’, saqë vetë revista ‘Allure’ ka deklaruar mos-përdorimin e mëtejshme të kësaj fjale, të paktën për botimet e tyre. Fillimisht, Mirren ka rrëfyer se vetëm tani e kupton pse në rininë e saj e konsideronin si femër seksi. “I urreja përmasat e gjoksit tim, pasi standartet e bukurisë në atë kohë ishin krejt të ndryshme. Femrat duhet të ishin sa më elegante, të veshura ngushtë me të zeza e duhet të mbanin një cigare në dorë, figurë me të cilën unë nuk u përshtasja dot”, ka rrëfyer ajo. Nga ana tjetër, ka vënë në dukje gabimin që bëhet me përdorimin e termave lidhur me moshën, e për këtë ka thënë: “E kuptojmë dhe vetë që plakemi, por kjo nuk do të thotë të na vihet në dukje. Duam vetëm të shijojmë më të mirën e të dukemi sa më perfekt që është e mundur, me aq sa kemi mundësi”. Aktorja nuk e ka lënë me kaq mendimin e saj, duke shtuar më tej: “E urrej kur dikush më lëron karrigen për t’u ulur. Kjo do të thotë se po më trajtojnë për aq vjeҫ sa jam, dhe më besoni, është vërtetë ofenduese”. Epo, një shpirt i lirë si Helen, nuk kishte si të shprehej ndryshe.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF