KreuCelebrity

Madonna feston ditëlindjen e 65-të! Thëniet e saj më brilante!

Madonna feston ditëlindjen e 65-të! Thëniet e saj më

Mbretëresha e pop-it Marie Louise Ciccone, nën emrin e artit Madonna, ka festuar këtë të mërkurë ditëlindjen e saj të 65-të! E ardhur nga një shtresë e mesme, ajo ka qenë gjithmonë një artiste tepër rebele dhe e guximshme.

Artistja u transferua nga Michigan në New York në fund të viteve ’70-të me 35 dollarë në xhep. Bënte punë të zakonshme, provat e para në muzikë rezultuan pa sukses si dhe provoi të pozonte nudo për piktorë e fotografë që të arrinte famën me çdo kusht.

E lindur nën shenjën e luanit dhe me një karakter mjaft të fortë, ajo arriti të bëhej e njohur disa vite me vonë me hitet “Everybody”, “Borderline,  “Lucky Star” dhe ishte  “Like a virgin” që i dha famën e merituar në vitin 1985.

Që nga jo periudhë, Madonna u shndërrua në një këngëtare të suksesshme me mbi 350 milionë disqe të shitura në të gjithë botën!

Disa prej thënieve më të fuqishme të ikonës së pop-it janë:

“Gjërat e thjeshta nuk më pëlqejnë, e thjeshta nuk të rrit dhe as nuk të bën të mendosh”.

“E kupton që je e fortë kur të tjerët nuk të duan, prandaj për këtë arsye ti nuk ulesh, por qëndron më lart”.

“Shumë njerëz janë të frikësuar të shprehin atë që dëshirojnë, prandaj e kalojnë jetën duke mos e përmbushur këtë qëllim”.

“Nuk ka rëndësi se kush je, nuk ka rëndësi as origjina juaj, ju gjithmonë mund të ndryshoni dhe të shndërroheni në një version më të mirë të vetes suaj”.

“Njerëzit nuk e dinë ende se sa e aftë jam unë, por do ta zbulojnë. Pas disa vitesh të gjithë do ta dinë se unë do të bëhem një nga yjet më të mëdha të shekullit”.

“Seksi nuk është dashuri dhe as dashuria nuk nënkupton seks, por kur ndërthurren përbëjnë gjënë më të pabesueshme që mund të ekzistojë!”.

“Kam të njëjtin qëllim që kam pasur që kur isha fëmijë, të sundoj botën!”

“Refuzoj të sillem ashtu siç të tjerët dëshirojnë!”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF