KreuCelebrity

Në koncertin e Ledrit, edhe një nga meshkujt seks-simbol shqiptar!

Është i adhuruar nga qindra femra, ashtu sikurse shërben si inspirim për një pjesë të mirë të meshkujve. Plot energji e gjithmonë plot stil, Ledri Vula është tashmë një ndër emrat më premtues për sa i përket muzikës hip-hop. Sezoni veror është tejet fitimprurës për shumicën e këngëtarëve, e kjo falë koncerteve të shumta që sigurojnë në klube nate të ndryshme. Nuk kishte si të mungonte Ledri në listën e më të kërkuarve, e performancat e tij i kemi parë në vende të ndryshme, brenda e jashtë Shqipërisë e Kosovës.

Mbrëmja e djeshme e ka gjetur reperin në një nga pub-et e Sarandës, e nga aq sa shihet nëpër foto, pjesëmarrja nuk ka lënë për të dëshiruar. Duke marrë parasysh që vajzat janë mbështetëset e tij kryesore, askush nuk e priste që në një nga tavolinat e klubit do të gjendej një nga meshkujt seks-simbol shqiptar. Edhe pse aspak i lidhur me artin, emri i tij është ndër më të dashurit për shumicën. Bëhet fjalë për Lorik Canën, prezencën e së cilit Ledri nuk e ka anashkaluar aspak. Në një video të postuar në llogarinë personale në Instagram të këngëtarit, futbollisti shihet i shoqruar me disa djem. Nga ana tjetër, kjo na zbulon destinacionin turistik të Lorikut, i cili nuk kishte si të mos zgjidhte Shqipërinë për këtë sezon veror. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF