KreuBusull

Obama bën postimin më të pëlqyer të historisë në Twitter!

Postimi i Ish-Presidentit Barack Obama në Twitter që dënonte racizmin pas aktit të dhunshëm të ekstremit të djathtë në Charlottesville të Virxhinias ka shënuar edhe postimin më të pëlqyer në histori në këtë rrjet social.

Obama ka cituar një shprehje të famshme të Nelson Mandelës: “Askush nuk ka lindur duke urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes apo fesë së tij.”

Pëlqimet në këtë post kanë shkuar mbi 3 milionë, duke kaluar kështu edhe postimin e kengëtares Ariana Grande pas sulmit në koncertin e saj në Manchester Arena gjatë muajit maj. Ai ka vazhduar edhe me dy pastime të tjera referuar liderit të Afrikës së Jugut: “Njerëzit duhet të mësojnë të urrejnë dhe nëse mësojnë të urrejnë, mund të mësojnë edhe të duan! Dashuria vjen më natyrshëm në zemrën e njeriut se sa në të kundërtën e saj.” Çdo post ka marrë mbi një milion pëlqime dhe qindar mijëra re-tweets. Duket se Obama mbetet presidenti më i preferuar i amerikanëve!

Ndërsa presidenti Trump fajësoi të dyja palët për dhunën, si nacionalistët e bardhë, edhe protestuesit anti-racistë gjatë një conference shtypi në Trump Tower.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF