Pas Florianës, edhe Orinda me Turin e bëjnë këtë çmenduri!

View Gallery
2 Photos
Pas Florianës, edhe Orinda me Turin e bëjnë këtë çmenduri!

Pas Florianës, edhe Orinda me Turin e bëjnë këtë çmenduri!

Duket se Tajlanda është shndërruar në një destinacion të preferuar pushimesh edhe për personazhet e showbizit shqiptar! Plazhet përrallore dhe një kulturë e pasur i kanë bërë për vete edhe pushuesit shqiptarë, të cilët nuk mbeten prapa për sa i përket qejfeve në këtë stinë të nxehtë vere!

Ishte moderatorja Floriana Garo e cila na surprizoi së tepërmi me një postim të sajin në muajin korrik. Krahas momenteve relaksuese në Tajlandë ajo na tregoi se kishte guxuar të pozonte fare pranë me një tigër, të cilin e quante mikun e saj më të ri! Po kështu, edhe çifti më i ri Orinda Huta dhe Turjan Hyska që po shijojnë muajin  e tyre të mjaltit në brigjet e Tajlandës kanë pozuar pranë një tigri. Me humorin që e karakterizon, Turi shkruan: “Tigri, tigri po shqiptari bën kërdinë”, ai e quan këtë një proverb tajlandez dhe ka dalë në foto duke i kafshuar veshin Orindës.

Të jetë kjo me tigrin tendenca e fundit e të famshëmve për foto?

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.