Rifitoni energjitë pas party-t me këtë recetë fantastike!

Festojmë dhe argëtohemi fort në stinën më të bukur të vitit dhe duam të shfrytëzojmë çdo mbrëmje përpara se vjeshta të trokasë, apo jo?

Pas një mbrëmjeje festive mjaft argëtuese deri në orët e para të mëngjesit, ajo që e pëson më tepër nga lodhja është lëkura e fytyrës sonë! Ne ju sugjerojmë të përgatisni një pije freskuese që do ju bëjë të rifitoni energjitë! Është e përsosur për sitemin imunitar, pastron veshkat, redukton dukshëm rrathët e zinj në zonën përreth syve, i bën mirë flokëve, thonjve dhe kockave. Është e shkëlqyer pra, ç’prisni ta provoni? Ja receta:

Për të përgatitur këtë pije freskuese që ju bën të rifitoni energjitë dhe të keni një lëkurë të bukur edhe pas një feste të çmendur ju duhet të vendosni në blender për 30 sekonda ujë të pastër, lëngun e një portokalli të mesëm, një mandarinë, një kastravec të mesëm të qeruar e të prerë në copa, një mollë, dy lugë me gjethe spinaqi të buta e të shtypura, një lugë vaj gjelle dhe pak kripë. Pas 30 sekondash pija është gati! Festoni pa frikë tani! Ju bëftë mirë!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.