(S’)shokon Trump: mban qendrim të dy-anshëm për dhunën neo-Naziste!

Ngjarja në Charlottesville tronditi amerikanët e jo vetëm, për aq kohë sa ndër të tjera, erdhi si një dëshmi e një urrejtje të konservuar ende të pazhdukur ndaj të njejtit lloj. Grupet e ashtuquajtura supreme, si: neo-Nazistët, Ku Klux Klan e organizata të tjera, u përplasën me protestues anti-racistë, që iu bënë ballë grupimit të parë. Nga ngjarja pati të lënduar, një prej të cilëve ndërroi jetë pas dërgimit në spital. Një incident i tillë ka shkaktuar shumë shqetësim e zhurmë në shoqërinë amerikane, e Donald Trump nuk kishte si t’i shpëtonte një konference për shtyp këtë herë.

Ngacmuar nga gazetarët për qendrimin e tij ndaj ndodhisë, Trump nuk ka dhënë përgjigjen e duhur sipas opinionit publik e atij mediatik. Mos vallë është rasti “nuk ka përgjigje idiote, vetëm pyetje të tilla”? Nuk na e do mendja që Presidenti i SHBA-ve mund t’ia hedhë deklaratave të tij me një frazë të tillë. Gjithҫka la të kuptohej ishte dy-anësia në lidhje me situatën, ku u shpreh qartë se fajëson dhe mbështet njësoj të dy grupimet. Në dukje tejet konfuz (si shumicën e herëve), Trump nuk ka patur një qendrim të saktë lidhur me incidentin. Në një kohë, kur të gjithë pritën që Presidenti ta dënontë këtë lloj dhunë, ky i fundit është përgjigjur me shprehje të tipit: “Nga të dyja palët kishte njerëz të mirë” apo “Kishte njerëz të këqinj nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër kishte nga ata të dhunshmit”. Me zërat e gazetarëve në sfond për sqarimin e mëtejshëm të situatës, Trump nuk ka bërë gjë tjetër veҫse ka drejtuar gishtin në shenjë të mohimit të fjalës. Hmmm, se kë na kujton kështu…



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.