Tashmë është zyrtare: Katy Perry dhe Orlando Bloom, përsëri bashkë! 0 128

Ishte marsi ai që na solli lajme të hidhura për ҫiftin Perry-Bloom, e kjo pas deklaratës të të dy personazheve për një ndarje momentale mes tyre. Ishte ky fundi i lidhjes 10-mujore, që surprizoi e lumturoi fansat e të dy artistëve. Edhe pse një marrëdhënie dashurie e ndërprerë, Katy dhe Orlando e ruajtën miqësinë mes njëri-tjetrit. Por, sipas prestigjozes E!, ҫifti nuk e ka parë më të nevojshme kohën që kanë kërkuar për të qendruar të ndarë! Janë rikthyer bashkë, e sipas burimeve, si Perry, ashtu dhe Bloom nuk i kanë ndërprerë kurrë komunikimet mes tyre. “Thjesht morën një periudhë pushimi sepse e panë të nevojshme që ishte më e mira që mund të bënin në atë kohë, por tani janë rikthyer nga e para”, kanë thënë burime të afërta të ҫiftit.

Të tjera komunikimi zbulojnë se dy të famshmit vërtetë dëshirojnë që këtë herë ҫdo gjë të funksionojë si duhet, e për këtë po bëjnë të pamundurën, aq sa mendohet se tani asgjë nuk mund t’i ndajë më Katy-n dhe Orlando-n. Yjet u fotografuan në një koncert të Ed Sheeran nga fansat përreth tyre, e sipas të pranishmëve ҫifti dukeshin shumë të afërt e të dashuruar me njëri-tjetrin. Po i njejti burim ka rrëfyer se as Perry e aq më pak Bloom nuk iu ka interesuar opinioni publik. “Ata ishin koshientë që njerëzit do t’i shihnin e do t’i komentonin menjëherë pasi t’u shfaqnin publikisht bashkë, por atyre nuk iu intereson diҫka e tillë, pasi duhen e janë dashur gjithmonë”, kanë përfunduar informacionet jo zyrtare për ҫiftin. Epo, urime Perry-Bloom!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *