KreuArt

Yllka Mujo e Rajmonda Bulku takohen pas dekadash në skenë bashkë!

Nëse memoria jonë nuk gabon atëherë, pas mbi afër 3 dekadash që kanë interpretuar së bashku do të rishohim sërish në të njëjtën skenë dy aktoret e mëdha shqiptare Yllka Mujo dhe Rajmonda Bulku. Nga “Zbutja e Kryeneçes” tani tek “Tetë femra dhe një mister’!

Takimi i dy mjeshtreve të aktrimit këtë herë është në Juglindje, sikurse ndodhi dikur me kryekomedinë “Zonja nga Qyteti”, në vitin 1976, tanimë në qytetin e Korçës, ato do të jenë pjesë e kastit të aktoreve, që do të interpretojnë në komedinë e Robert Thomas me regji të Driada Dervishit. Premiera e shfaqjes do jetë në 16 Shtator, duke çelur kështu edhe Festivalin e Komedisë, që mbahet po në këtë qytet. Në këtë komedi do të luajnë gjithashtu aktoret Olta Daku, Zamira Kita, Merita Çoçoli, Blerta Belliu, Klodiana Keco, Paula Kodra dhe Ilda Pepi.

Komedia më pas do të shfaqet në Teatrin Kombëtar, e mandej edhe në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës!

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF