KreuKuzhine

Benefitet e shalqirit, frutit simbol të verës! Ja recetat plot shije!

Është i freskët, na shuan etjen, me një ngjyrë të gjallë dhe plot benefite për organizmin tonë shalqiri e meriton që të jetë fruti simboli i stinës së verës.

Po cilat janë vetitë e shalqirit dhe pse është një frut kaq i dobishëm për këtë stinë të nxehtë? Ne ju sjellim gjithë benefitet për organizmin si edhe recetat si ta shijoni edhe me përbërës të tjerë!

Favorizon nxirjen e lëkurës

Tuli i shalqirit përmban beta-karoten i cili favorizon dhe stimulon  nxirjen. Përmban 95% ujë i cili shuan etjen, zëvendëson lëngjet e humbura dhe shkakton ndjesinë e ngopjes. Pra, është një aleat i mirë për ata që duan të bien në peshë. Nxit eleminimin e lëngjeve të tepërta, ul fryrjet dhe celulitin.

Lufton lodhjen dhe plakjen

Ky frut është i pasur me proteina, potas, kalcium, hekur, vitaminat si A, B1, B2, C dhe vepron ndaj tensionit, hipertensionit, lodhjes dhe plakjes. Parandalon kancerin dhe ka efekte pozitive mbi zemrën dhe kockat.

Nëse jeni lodhur nga feta e zakonshme e shalqirit ju sjellim disa receta fantastike e freskuese pijesh me bazë shalqiri.

Shalqi, mollë e limon

Vendosni në mikser një fetë të madhe shalqiri, dy mollë të kuqe,  lëngun e një gjysme limoni dhe dy kuba akulli. Do të përftoni një pije të shëndetshme me efekt hollues.

Shalqi dhe karota

Kjo recetë lufton të nxehtin e verës dhe favorizon nxirjen e lëkurës suaj. Mjaftojnë tre karota dhe një fetë e madhe shalqiri të përziera ne mikser për këtë recetë. Lëreni dy orë në frigorifer e më pas konsumojeni.

Shalqi, pjeshkë e luleshtrydhe

Një fetë shalqi, një kokërr pjeshkë dhe dhjetë copë luleshtrydhe së bashku do ju japim një shije të freskët, plot vitamina si edhe me një ngjyrë të bukur verore!

Shalqi, fruta dhe perime

Një fetë shalqi me disa gjethe sallate, një kastravec dhe një gjysmë pjepri përbën një pije freskuese që ju shuan etjen si dhe pastron rrugët urinare.

Shalqi dhe mente

Hiqini lëkurën dhe farat shalqirit dhe shtojini mente dhe disa kuba akulli. Efekti freskues do të jetë i menjëhershëm!

Shalqi, luleshtrydhe e qershi

Nëse doni të frekoheni, të merrni vitamina dhe antioksidantë ja receta e duhur: 100g luleshtrydhe, 100g qershi dhe 350g shalqi. Mjaftojnë pak sekonda në mikser dhe është gati!

Shalqi me lime e xhenxhefil

Gjysmë shalqiri, një lime (limon jeshil) dhe xhenxhefil pluhur. Këto përbërës të kombinuar së bashku janë idealë për të luftuar lodhjen dhe plakjen.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF