E dashura e Princ Harry i dedikon fjalët më të ëmbla Serena Williams! 0 189

Që nga ҫasti që Meghan Markle u konfirmua publikisht si e dashura e Princ Harry-t, aktorja e serialeve televizivë është përpjekur të qendrojë sa më larg syrit të publikut. Ka qenë kjo arsyeja kryesore e mbylljes së blogut shumë të dashur për të, “The Tig”. Mes thashethemeve mbi një propozim të mundshëm për fejesë, Meghan ka vendosur ta thyejë heshtjen në një mënyrë krejt tjetër, e këtë herë jo për jetën e saj personale, por për një nga miket më të mira të artsistes, siҫ është dhe Serena Williams. Kampionja botërore e tenisit është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë, e ka qenë pikërisht ky fokusi i deklaratës së Markle.



Duke marrë shkak nga kopertina e Vogue, Meghan ka shpjeguar se si forca dhe dhembshuria e Williams do të jenë faktorët ndikues në ndërtimin e figurës së një nëne shumë të mirë. “Do të jetë një mami e mrekullueshme. Më e mira e më të mirave, sepse gjithmonë ka patur për synim të balancojë forcën dhe ndjeshmërinë”, ka shpjeguar aktorja. Markle ka thënë me humor, se duke marrë parasysh dashurinë e Serena-s për karaoket, me siguri tenistja “do të lërë gjurmë në krijimin e bibironëve-mikrofonë për të vëgjlit”. Shoqëria mes këtyre dy personazheve e ka patur zanafillën në një ndeshje futbolli për bamirësi, në të cilën si Meghan, ashtu dhe Williams ishijn pjesëmarrëse. Eh, tashmë që artistja ka një super-të dashur rojal, nuk mund të imagjinojmë se ҫfarë kombinimi perfekt do të bëhen së bashku me Serena-n dhe të fejuarin e saj, Alexis Ohanian…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *