KreuFashion

Rikthehen fundet e gjerë me pala!

Me siguri që kur keni qenë të vogla i keni adhuruar modelet e fundeve me pala të mamasë suaj! Ka një lajm të mirë për ju që i adhuroni këto modele kaq të rehatshme, rikthehen fuqishëm dhe janë tendencë e kësaj vjeshte!

Janë praktikë, mbi gju, ose të gjatë deri tek kyçi i këmbës. Një pjesë e mirë e stilistëve na i prezantuan tendencat mbi këto funde për koleksionet Vjeshtë-Dimër të sezonit të ardhshëm. Fausto Puglisi ka zgjedhur ta sjellë me ngjyrat romantike të ylberit. Christopher Kane dhe Proenza Schouler kanë preferuar prerjet asimetrike ndërsa Gucci një ngjyrë çiklaminë metalike të kombinuar me çizme të larta sateni dhe Swarovski. Shtëpia e modës Celine ka zgjedhur ngjyrat e çelëta si pana, modelin me bel të lartë dhe mjaft elegant.

Shfletoni galerinë për t’u njohur me këto modele të mrekullueshme fundesh me pala!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF