Ҫanta kontroverse që Beyonce po rikthen në qendër të vëmendjes…

View Gallery
4 Photos
Ҫanta kontroverse që Beyonce po rikthen në qendër të vëmendjes…
Knowles

Ҫanta kontroverse që Beyonce po rikthen në qendër të vëmendjes…
Beyonce

Ҫanta kontroverse që Beyonce po rikthen në qendër të vëmendjes…
Bey

Ҫanta kontroverse që Beyonce po rikthen në qendër të vëmendjes…
Kendall Jenner

Kujt i drejtohemi kur flasim për modën? Bëyonce-s. Cilën e konsiderojmë si këngëtaren më me stil ditët e sotme? Beyonce-n. Cila artiste quhet ndryshe ‘mbretëresha e muzikë pop’? Beyonce. Emri saj është kudo, e interneti shpërthen në klikime jo vetëm kur publikon hite të reja, por dhe kur poston foto apo video në rrjetet sociale. Që nga sjellja në jetë e Sir dhe Rumi, daljet publike të këngëtares janë ato që tërheqin të gjithë vëmendjen e nevojshme, dhe e tillë ishte edhe paraqitja në koncertin e Kendrick Lamar. Veshur me të verdha e pantallona të shkurtra, një tjetër aksesor që binte në sy ishte dhe ҫanta Louis Vuitton, të cilën e kemi parë shpesh, kudo…

Në vitet 2000, sidomos adoleshentet ishin të ҫmendura pas kësaj firme. Paris Hilton, së bashku me Nicole Richie ishin të parat që e kthyen në trend këtë aksesor, e kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse në ato kohë, logon ‘LV’ e shihje pothuajse kudo. E Hilton nuk ishte e vetmja që u dashurua pas kësaj ҫante, pasi yje të tjerë më pranë stilit klasik si Angelina Jolie, Sarah Jessica Parker apo Jennifer Love Heëit e bënë pjesë të koleksionit të tyre. Ashtu sikurse shumica e firmave të njohura, edhe ky model u prodhua në qindra kopje jo-origjinale, një arsye më shumë kjo për të mos i parë vetëm tek VIP-at. Por, për shkak të Beyonce-s, ky aksesor do të jetë i preferuari i të gjithëve pikërisht për këtë sezon, e pse jo, përgjatë gjithë vitit 2018. Dhe nëse po pyesni veten si ta kombinoni, hidhini një sy zgjedhjeve të Rihanna-s, Kendall Jenner, e natyrisht, Bey! Nëse dëshironi të ndjeni një prekje klasi edhe në përditshmëri, atëherë ju ftojmë të klikoni në galeri, për t’u inspiruar nga paraqitja e yjeve.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.