Chrissy Teigen e deklaron: “Jam xheloze për trupat e të tjerëve!”

View Gallery
2 Photos
Chrissy Teigen e deklaron: “Jam xheloze për trupat e të tjerëve!”

Chrissy Teigen e deklaron: “Jam xheloze për trupat e të tjerëve!”

Ajo është një ndër personazhet më të sinqertë, e për këtë është vlerësuar më së shumti nga publiku. Gjithmonë në përplasje me Donald Trump, aq sa ky i fundit u detyrua ta bllokojë modelen në Tëitter, tani kishte ardhur momenti që Chrissy Teigen të shprehej hapur për një tjetër problem. Teigen ka treguar se ndihet gjithmonë xheloze për trupat e të tjerëve, aq sa për këtë ka ndodhur të qajë e të ankohet edhe tek bashkëshorti, John Legend.

“Ҫdokush tani ka vithe të plota dhe shumica e femrave po tentojnë të kenë forma bombastike trupore, e ky nuk është aspak rasti im”, ka thënë Chrissy. “Jam xheloze për këto lloj trupash dhe dua të dukem edhe unë njësoj me femrat e tjera. Nga ana tjetër, nuk dua të flas shumë për këtë temë vetëm prej shkakut tuaj [fansave], e ju jeni një arsye më tepër pse shpesh postoj foto pa grim. E ndjej që jo të gjithë e kuptojnë se ҫ’do të thotë të kesh një fytyrë të vërtetë, jo në ditët e sotme të paktën”, ka vijuar më tej bashkëshortja e Legend. Një tjetër fenomen që e bezdis së tepërmi Teigen, është qarkullimi i aplikacioneve për përmirësimin e imazhit. Sipas saj, i gjithë presioni që vjen nga rrjetet sociale, nuk është aspak në shërbim të imazhit real të njeriut, e për këtë kritikon dhe veten sa herë ka përdorur fotoshop apo programe të këtij lloji. Chrissy është ndër rastet e rralla kur yjet shprehen kaq hapur mbi një realitet të hidhur si ky që po përjetojmë sot, e fansat nuk kanë nguruar ta përgëzojnë e falenderojnë modelen për sinqeritetin. Si gjithmonë e guximshme, Teigen!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.