“Dita zë fill” sjell të parin ҫmim nga Festivali i Sarajevës…!

View Gallery
4 Photos
“Dita zë fill” sjell të parin ҫmim nga Festivali i Sarajevës…!
Gentjan Koci dhe Ornela Kapetani

“Dita zë fill” sjell të parin ҫmim nga Festivali i Sarajevës…!

“Dita zë fill” sjell të parin ҫmim nga Festivali i Sarajevës…!

“Dita zë fill” sjell të parin ҫmim nga Festivali i Sarajevës…!
Me Oliver Stone

Duket sikur gjithҫka ndodhi shumë shpejt; nga premiera e “Dita zë fill”, në përzgjedhjen zyrtare nga Festivali i Sarajevës, sot regjisori Gentian Koҫi feston një tjetër arritje. Ҫmimi i parë për aktoren më të mirë ka shkuar për Ornela Kapetanin, protagonisten e filmit “Daybreak”, e këtë, ndër të tjera, e ka bërë të ditur vetë Koҫi. Një arritje e tillë është tejet e gëzueshme, për aq kohë sa Festivali i Sarajevës është ndër më prestigjozët jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën.

Deri më tani, regjisori ka dhënë disa intervista, ku ndër to dallohet ajo për ‘Variety’. Filmi flet për një nënë të re, e cila bashkë më djalin e saj të vogël, vendos të jetojë në të njejtën strehë me një grua të moshuar që ka zënë shtratin, në mënyrë që të sigurojë jetesën. Sipas regjisorit, kjo është një histori dëshpërimi, që eksploron në zonat më të thella të moralit njerëzor, si dhe përballjen me vështirësi nga më të pamendueshmet, vetëm për hir të mbijetesës ndaj varfërisë e pasigurisë. Në këtë intervistë jo të shkurtër, Koҫi shprehet se i qendron më tepër idesë së një historie universale, edhe pse në dukje kjo tingëllon disi kontroverse. Ai shpjegon më tej se një film i tillë, duhet fillimisht t’i ketë rrënjët e forta në një vend specifik, në mënyrë që të komunikojë me kultura të ndryshme kudo nëpër botë. Në të njejtën kohë, Gentiani rrëfen se sapo pa videon e audicionit të Ornela Kapetanit (pasi kjo e fundit jetonte në Londër), mendoi se ajo ishte e duhura për të luajtur rolin e Letës. Duke qenë se në këtë prizëm, regjisori ka treguar hapur se e gjithë historia varet nga protagonistja, ky është një tregues jo i vogël që ҫmimi për aktoren më të mirë, ka qenë një ogur i mbarë për filmin në përgjithësi. Duke i uruar suksese të mëtejshme Koҫit dhe të gjithë ekipit realizues, ju ftojmë të klikoni në galeri për të parë disa nga momentet në tapetin e kuq të festivalit.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.