Dua Lipa thyen rekord me “New Rules”! 0 141

Këngëtarja Dua Lipa vazhdon të jetë gjithmonë e suksesshme dhe e pëlqyer me muzikën e saj!

Ajo ndan gjithmonë me ndjekësit momentet e bukura që përjeton në skenë gjatë koncerteve, dhe si një tip social edhe udhëtimet e argëtimet me miqtë! Sot Dua ka ndarë me fansat një lajm shumë të bukur e emocionues. Hiti i saj i fundit “New rules” vazhdon të jetë në majë të klasifikimeve dhe sot është zyrtarisht në vendin e parë! Këngëtarja, e cila për momentin ndodhet në Tokio i  ka falenderuar plot me emocion e dashuri të gjithë fansat që e kanë ndjekur, shkarkuar dhe ndarë këngën e saj të fundit në profilet e tyre.

“New rules” është singëlli i parë i kënduar nga një femër që zë vendin e parë në Britaninë e Madhe, pas këngës “Hello” të Adele! Ky është një lajm shumë i bukur, apo jo! Bravo Dua!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *