KreuBordo Men

Gëzuar ditëlindjen, Robert Redford!

Aktor, regjisor, producent, filantrop dhe ambientantalist! Robert Redford sot ka festuar ditëlindjen, ai ka mbushur 81 vjeç!

Fituesi i çmimit Oscar dhe themeluesi i Festivalit të Filmit Sundance është një aktorët më të dashur amerikanë. Redford u largua nga kolegji dhe u zhvendos në Evropë ku u mor me pikturë, përpara se të arrinte të kishte një karrierë kinematografike për t’u patur zili. Në rolet më të famshme të aktorit përmendim: “The Sting”, “Butch Cassidy and the Sundance Kid”, “The Way We Were”,  “All the President’s Men”, “Ordinary People”, “The Natural”, “Out of Africa”, “A River Runs Through It”, “Indecent Proposal”, “The Horse Whisperer” dhe shumë role të tjera të suksesshme.

Redford është edhe një personazh tepër aktiv në çështjet ambientaliste, ai dhuron kohë dhe fonde për të luftuar ndryshimet klimatike.

Gëzuar ditëlindjen, Robert Redford!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF