Ja cili është fruti ideal për një mëngjes të shëndetshëm

Edhe pse jo të gjithë e respektojnë këtë rregull, sipas dietologëve mëngjesi është vakti që nuk duhet anashkaluar kurrë. Konsumimi sado i vogël i produkteve ushqimore në këtë orë të ditës ndihmon organizmin të jetë plot energji përgjatë 24 orëve. Edhe pse mund të preferoni një drekë apo darkë të bollshme, ajo çka do të përfitoni gjatë mëngjesit është e pazëvendësueshme, sipas ekspertëve. Kjo është arsyeja pse recetat për këtë vakt janë nga më të shumëllojshmet, duke patur gjithmonë tendencën të jenë sa më të shëndetshme e të ushqyeshme.

Një nga elementët që preferohet të jetë në pjatën tuaj, që në nisje të ditës, është fruti. Edhe pse ka ende nga ata që kanë mbetur fëmijë përsa i përket shmangies së frutave, këto të fundit mbeten në krye të listës së produkteve më të shëndetshme. Për në mëngjes dietologët rekomandojnë më shumë se çdo gjë tjetër konsumimin e manaferrvae. Kjo, sepse janë po aq të shijshme sa të pasura në antioksidantë. Me përmbajtje të ulët sheqeri, si dhe të pasura në fibra, manaferrat do të jenë një zgjidhje ideale për orët e para të ditës. Studimet më të fundit kanë treguar se ky frut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve, ashtu sikurse redukton rriskun për kolesterol, duke ndikuar kështu në mbajtjen e një niveli konstant të qelizave të gjakut. Një mënyrë e mirë për t’i shoqëruar manaferrat është përzierja e tyre me kos, por si gjithmonë, çdokush mund t’i shoqërojë me të tjera produkte sipas dëshirës. Mjafton të mos harroni t’i përfshini në menunë e mëngjesit…!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.