KreuFashion

Keni dëgjuar për dietën e mrekullueshme të frutave?

Dëshironi të pastroni organizmin dhe të humbni lehtë në peshë? Kemi regjimin e duhur ushqimor që bën për ju, në vetëm pak ditë!

Ditët kalojnë dhe po afron data e një eventi të rëndësishëm ku sigurisht dëshironi të paraqiteni në formën tuaj më të mirë. Në ju sugjerojmë dietën e frutave! Ky regjim ushqimor konsiston në konsumimin e frutave, ka kalori të ulëta dhe ju siguron rezultate të shkëlqyera në një kohë fare të shkurtër. Nuk rekomandohet për periudha të gjata, vetëm për 3-4 ditë.

Si funksionon?

Kjo dietë ka rregulla të forta megjithatë është mjaft e larmishme. Mund ta ndiqni në dy mënyra: të konsumoni fruta në versionin klasik për disa ditë dhe të merrni një efekt të menjëhershëm ose të zëvendësoni vaktet kryesore në ushqime me bazë frutash dhe të shihni efektin në mënyrë më afatgjatë. Preferohet që të konsumoni ushqime të freskëta e të papërpunuara, që të ruhen vlerat ushqyese, vitaminat dhe kripërat minerale. Ju këshillojmë jo vetëm frutat, por edhe lëngjet e frutave dhe smoothy-t, rëndësi ka t’i konsumoni pa u shtuar sheqer pasi frutat kanë në vetvete një përmbajtje fruktoze.

Këshilla të përgjithshme

Kjo dietë është pa proteina e yndyrna. Në të vërtetë, një regjim ushqimor i bazuar vetëm tek frutat konsiderohet si i dobët, megjithatë ju shuan urinë. Për pak ditë, ju mund të ushqeheni edhe pa marrë proteina e yndyrna, avokadoja dhe kokosi mund të jenë perfekte për të ndjekur këtë regjim pasi përmbajnë proteina të moderuara dhe acide yndyrore të dobishme.

Për t’ju ardhur në ndihmë, ju sjellim një shembull të një dite me regjimin ushqimor vetëm me bazë frutash:

Për mëngjes zgjidhni të konsumoni një lëng portokalli të shtrydhur ose shalqiri të freskët dhe fruta pylli të kuqe.

Në drekë përgatisni një përzierje frutash me pak kalori si kivi, molla, pjeshka, kajsia dhe arrat. Shoqërojeni këtë pjatë edhe me disa fruta pylli si luleshtrydhet e boronicat të cilat janë të pasura me antioksidantë.

Pasdite mund të konsumoni një banane për të rifituar energjitë dhe agrumet si portokalli ose disa kokrra mandarina.

Në darkë zgjidhni një përzierje frutash tropikale: kokos ose avokado, ananas, papaja e mango. Të jeni të sigurta se ka për t’ju siguruar ngopjen deri në mëngjesin e ditës tjetër!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF