Monroe ka patur një shenjë plage në trup, të cilën nuk e vërejti askush!

Cilësuar si ikonë seksi jo vetëm në vitet kur performoi, por edhe në ditët e sotme, Monroe është zhveshur disa herë nudo për aparatin fotografike, apo ka provokuar gjysmë e mbuluar në filmat ku ka marrë pjesë. Gjithmonë e konsideruar si femra perfekte, Marilyn, si ҫdokush tjetër, nuk ka qenë plotësisht e tillë (a ekziston perfektja vallë?!) Këtë na e zbulon fotografi Bern Stern, me të cilin aktorja punoi më shumë se një herë.

Stern rrëfen se Monroe ka patur një shenjë plage goxha të thellë në zonën e stomakut, si shkak i një operacioni të fshikëzës së tëmthit. Kjo na bën konfuzë, për aq kohë sa kurrë nuk kemi parë diҫka të tillë në trupin e artistes. Bern zbulon se për këtë u vinte në përdorim një sasi e konsiderueshme grimi, në mënyrë që askush të mos kishte mundësinë ta vërente shenjën. Një metodë e tillë nuk ka qenë zgjidhje vetëm për realizimin e fotove, por ka ardhur si alternativa më e drejtë për stafin realizues të filmit “Something’s Got to Give”. Një nga skenat më të famshme të këtij të fundit është pikërisht ҫasti kur Monroe shfaqet vetëm me të brëndshme, e askush nuk mund të dallojë gjurmët e një ndërhyrje të mundshme. Mesa duket, Hollyëood-i është kujdesur dhe një herë që të ngrejë në piedestal bukurinë, e asgjë më tepër përpos kësaj…Histori e njohur, apo jo?



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *