Brigitte Macron flet për herë të parë për diferencën në moshë me Emmanuel! 0 153

Është intervista e parë ekskluzive e Macron, që nga koha kur Emmanuel u zgjodh President i Francës. Me një diferencë moshe prej 24 vjetësh, Zonja e Parë franceze është përfolur dhe vazhdon të përflitet shumë lidhur me këtë fakt. Brigitte, 64-vjeçare takoi për herë të parë Emmanuel 39-vjeçar, rreth 20 vite më parë. Ajo ishte mësuese në gjimnazin ku mësonte Macron, e dashuria mes tyre lindi pikërisht në këto rrethana. Në rrefimin për Elle France, Brigitte rrëfen se asgjë nuk ka nisur që në fillim, ashtu sikurse qarkullonin thashethemet në atë kohë. “Ishte periudha kur i vetmi përqendrim i imj konsisronte tek tre fëmijët e mi”, ka thënë znj. Macron.

Duke e kthyer kokën pas për të bërë një analizë të kësaj lidhje, Briggite deklaron se nëse nuk do ta kishte hedhur këtë hap me Emmanuel, do të kishte humbur shumë gjatë jetës. “Ka çaste në jetë kur të duhet të marrësh vendime vitale, dhe për mua ishte ky. Sigurisht, kur ulemi për të ngrënë mëngjes, unë shoqërohem nga rrudhat e mia, ndërsa ai nga rinia e tij, por kjo mbetet e pandryshueshme. Nëse nuk do ta kisha bërë atë zgjedhje, do të humbisja veten përgjatë jetës. Isha shumë e lumtur me fëmijêt e mi, por në të njejtën kohë e ndjeja se duhet ta jetoja këtë lloj dashurie”, ka vijuar më tej Macron. Lidhur me polemikat e shumta të shkaktuara nga diferenca në moshë mes saj dhe Emanuel, Briggite ka thënë: “U preka shumë fillimisht, por pastaj mendova, do të kalojë, do të kalojë e gjitha”. Intervista e plotë do të publikohet nga vetë Elle në shtator.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *