KreuCelebrity

Dieta e Marilyn Monroe, e rrëfyer nga vetë ajo!

Është e rrallë në ditët e sotme që yje të kategorisë A të rrefejnë dietën e tyre ushqimore. Raste të tilla ndodhin vetëm kur bëhet fjalë për reklamimin e ndonjë produkti në veçanti, si pluhurat me përmbajtje proteine apo çajërat për dobësim. Por, jo gjithmonë ka funksionuar kështu. Më 1952, revista Pageant intervistoi seks-simbolin Marilyn Monroe, ekskluzivisht që kjo e fundit të rrëfente më shumë mbi rutinën e saj ditore, si dhe përkujdesin që tregonte ndaj trupit. Shumë e sinqertë e pa rezerva ndaj publikut, Monroe mahniti të gjithë me deklaratat pa komplekse mbi imazhin në tërësi. Më poshtë ne ju paraqesim atë çka aktorja ka thënë ekzaktësisht për dietën ushqimore.

Mëngjesi i Monroe
“Më kanë thënë se rutina ushqimore që unë ndjek është tejet bizare, por në të vërtetë nuk mendoj kështu. Përpara se të bëj dushin e mëngjesit, ngroh fillimisht një gotë qumësht. Kur bën shumë nxehtë, shtoj dy vezë të gjalla tek qumështi, i përziej me një pirun dhe i pi teksa vishem. Këtë e shoqëroj me një kokërr multi-vitaminë, dhe dyshoj se ndonjë doktor do të rekomandonte zgjidhje më të mirë se kjo për një vajzë që nxiton për në punë.”

Darka e Marilyn
“Darkat e kaluara në shtëpi janë fare të thjeshta. Çdo natë ndaloj tek marketi pranë hotelit dhe marr biftekë, copa qengji ose mish të thjeshtë, që i ziej në dhomë. Zakonisht konsumoj tre ose katër karrota së bashku me mishin, dhe kaq është e gjitha. Duhet të jem gjysmë-lepur, sepse karrotat nuk më mërziten kurrë.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF