KreuCelebrity

Të kujtojmë Coco Chanel me disa nga fotot e saj më të rralla…

Është një ndër figurat më unike ndër rradhët e femrave të famshme. Gjurmët e saj nuk gjenden vetëm në modë, por edhe në mënyrën se si ajo ndryshoi perceptimin mbi gruan në tërësi. Duke ngritur një perandori gjigante, e cila vazhdon të jetë më e kërkuara edhe sot, Coco Chanel është thjesht e paharrueshme! Emri i vërtetë Gabrielle Chanel, u zëvendësua me Coco, për t’i dhënë kështu një veçanti akoma dhe më të madhe si personazh në fushën e modës.

Rebelim, pasion, revolucion, liri, gjenialitet, kurajo, kreativitet – janë të gjitha këto etiketime që i bashkangjiten figurës së Chanel, e kjo jo më kot. Në 1973, Walter Albini, babai i modës prêt-à-porter, i tha Gabrielle-s në sy: “Të gjitha efektet e modifikimet nuk kanë sjellë asnjë novacion deri më tani. Gjithçka është akoma e bazuar në atë çka Chanel vendosi më 1925-ën!” … Shënonte viti 1908, kur Coco filloi aventurën e saj në Paris, për të kaluar më pas në Deauville, vend ku hapi biznesin e parë. Punën e nisi fillimisht me punimin e kapeleve dhe detajeve të veçanta të shtuara nga vetë ajo, aksesor që çmendi aristokracinë e asaj kohe. Në këtë periudhë, moda po i jepte pak nga pak lamtumirën korseve dhe fustaneve të fryra, e në këtë pikë Chanel përfitoi të krijonte modelet më shik dhe klas të veshjeve, që i dhanë femrës lirinë e indipendencën e nevojshme. Ne ju ftojmë të klikoni në galeri për të parë imazhet e rralla të asaj që solli revolucionin, për të ardhur si një ndër figurat më të suksesshme deri në ditët e sotme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF