KreuKuzhine

Ëmbëlsohuni me këto biskota të shijshme me kakao sot!

Sugjerimi ynë për sot është që t’i shtoni ëmbëlsinë kësaj dite të diel me këtë recetë të lehtë biskotash të shijshme me kakao! Ja si t’i përgatistni sot dhe t’u ëmbëlsoni ditën të dashurve tuaj!

Përbërësit: 220g miell, 120g gjalpë, 200g sheqer, 50g niseshte, 20g kakao, 125g lajthi, 100ml lëng portokalli, pak kripë(një majë luge), një lugë e vogël maja dhe një e bardhë veze. Për dekorin e tyre ju duhet krem çokollatë dhe 70g çokollatë fondente.

Përgatitja: Shtojini miellit majanë, kripën, niseshtenë, lëngun e portokallit dhe pesë lugë gjelle ujë. Filloni ta trazoni me ngadalë dhe të shtoni gjalpin e shkrirë, lajthitë e grira, sheqerin me kakaon dhe të bardhën e vezës. Përziejini mirë e me kujdes përbërësit sa të arrini një masë të njëtrajtshme brumi.

Lëreni brumin për 30 minuta dhe më pas, me ndihmën e lugës për brumë krijoni topthat e vegjël me formën që dëshironi dhe vendosini mbi enën ku do i piqni. Këshillohet t’u vendosni një letër pjekjejë poshtë të lyer me pak vaj. Lërini në furrën e nxehur me 180 gradë për 12-13 minuta. Me t’u mbushur koha, nxirrini nga furra që të ftohen.

Bashkojini biskotat me njëra-tjetrën dy e nga dy duke u vendosur kremin e çokollatës në mes. Shkrini çokollatën fondente në një enë me ujë të ngrohtë(Banjo Mari) dhe spërkatni me të biskotat duke krijuar një dekor me vija të holla paralele. Ose mund t’u hidhni pak pluhur kakaoje sipër, sipas dëshirës!

Ju bëftë mirë!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF