KreuFashion

Këtë rregull nuk guxon ta thyejë askush në tryezën e familjes mbretërore

Familja mbretërore në Britaninë e Madhe drekon ose darkon shpesh së bashku, madje banketet e tyre zyrtare dallojnë për finesën dhe rregullin në organizim. Ka një arsye të veçantë se pse disa dëshirojnë që mbretëresha Elizabetë të jetë e uritur e disa të tjerë jo.

Është një zakon mbretëror që si familjarët edhe të ftuarit në të tilla raste të ndjekin çdo lëvizje të nënës mbretëreshë. Nëse ajo e përfundon vaktin e saj, kështu duhet të bëjnë që të gjithë të tjerët në tryezë. Për fat të keq, për të uriturit që e shijojnë ushqimin në pallatin mbretëror, Elizabeta nuk mbahet si një qejflie ushqimi ama menutë i kontrollon gjithmonë, detaj të cilin e ka zbuluar vetë shefi i saj i kuzhinës Darren McGrady. Mbretëresha në fakt preferon së tepërmi të pijë alkool, siç ua kemi zbuluar edhe më parë këtu në Bordo.al.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF