KreuFashion

Ngjyrat dhe printet  mbizotëruese të sezonit Vjeshtë-Dimër

Fashionista, bëni mirë të përgatiteni e të mbani shënime me lap e letër! Sezoni i ardhshëm vjeshtë-dimër do të jetë i pasur me ngjyra të gjalla e të ndezura, printe të larmishme lulesh dhe veshje oversize e 3D.

Ngjyra e kuqe është tendencë, si për paraditen, edhe për fustanet e mbrëmjes. Kjo nuk është gjithçka! Do të mbizotërojnë edhe tonalitetet si e gjelbra e limonit lime, bluja elektrike, portokallia e ndezur të cilën mund ta kombinoni bukur me ngjyrën violet. Stampat me lule do të jenë nga më të ndryshmet, për të plotësuar të gjitha shijet tuaja. Mos harroni pulovrat dhe trikot e leshta oversize për t’u dukur akoma edhe më shumë elegante!

Ju ftojmë të shfletoni galerinë tonë të pasur me ngjyrat dhe stampat që do të mbizotërojnë në sezonin e ardhshëm vjeshtë-dimër!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF