Party deri në orët e para të mëngjesit? Ja sekreti si të qetësoheni menjëherë!

Mezi e presim fundjavën që të argëtohemi sa më shumë, në mbrëmjet që kanë mbetur prej kësaj vere! Sot jeni çuar vonë dhe kur kujtoheni se nesër është e hënë dhe duhet të jeni në zyrë ju kap paniku apo jo? Sidomos kur shiheni në pasqyrë, ato rrathët e zinj poshtë syve nuk duken hiç mirë… Mos u shqetësoni, ne e kemi gjetur zgjidhjen!

Ju prezantojmë terapinë e akullit! Akulli mbetet një aleat i besuar që s’ju lë kurrë në baltë, vajza! Vendosni mbi fytyrë një copë rrobe të pambuktë si maskë. Merrni dy kuba akulli dhe filloni të masazhoni me to me ngadalë të gjitha pjesët e fytyrës dhe qafës. Ky masazhim është perfekt për indet e lëkurës së fytyrës. Është si një gjimnastikë për enët e gjakut pasi bëjnë që të pompohet më shumë gjak e të depërtojnë substancat aktive në lëkurë. Terapia me akull vlen edhe në rastet kur e tepruar me ushqimin apo pijen një natë më parë, me kripën ose kur bërë një gjumë jo të qetë. Rekomandohet edhe në rastet kur jeni ekspozuar së tepërmi në diell sepse ju ul skuqjen dhe ënjtjen e fytyrës.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.