KreuCelebrity

Pse ndjen keqardhje Eni Çobani?

Nuk jemi parë në gjyq me Eni  Çobanin në këto ditë vere, por në bregdet. Ajo i ka shijuar së tepërmi pushimet e stinës së verës dhe na ka treguar se është qetësuar e relaksuar pranë detit duke i bërë edhe ndjekësit pjesë të këtyre ditëve plot diell. Në Instagramin e saj kemi parë shumë foto të bukura gjatë këtyre ditëve, shoqëruar me buzëqeshjen dhe mirësinë që karakterizon Enin, ndërmjetësen që u jep zgjidhje edhe çështjeve më të ndërlikuara ligjore.

Duket se pushimeve të saj i ka ardhur fundi, pas gjithë argëtimit dhe relaksit të kaluar, ja si shprehet Eni në postimin e saj të fundit: “Duan të më largojnë tani nga ty duke më thënë mbaroi, kaq ishte. Po a mund të ndahet zemra nga kraharori, dashuria nga shpirti, syri nga shkëlqimi yt, kurrë, asnjëherë. Sado larg të jem unë jam me ty gjithkund e do vij të qetësohem në pafundësinë e dallgëve të tua”.

Nje dedikim ky që na zbulon se Eni e dashuron detin dhe e ka marrë malli për këto ditë vere që tani! Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që e kanë komplimetuar atë për fjalët e shprehura në këtë postim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF