KreuCelebrity

6 VIP-at e guximshëm të kësaj vere!

Vera nuk është vetëm det, plazh dhe shëtitje me varkë… Ajo mund t’ju shkundë dhe t’ju falë ca emocione të rralla, të zgjojnë shpirtin e aventurës tek ju, apo t’ju bëjë t’u riktheheni disa sporteve të dashura tuaja! Nga lundrimet me kanoe, tek ato me motorr uji, apo hedhjet me parashutë e rafting, ja disa nga personazhet që e kanë prishur rutinën e së zakonshmes këtë verë!

Balina Bodinaku

Që në daljet e saj të para në ekran, Balina na ka krijuar përshtypjen e një vajze çapkëne, plot energji dhe pasion për sportet. Në fillim të muajit gusht ajo i është larguar plazheve për të vizituar një tjetër destinacion tepër të lakmuar, ajo ka vizituar lumin Vjosa për rafting dhe ka bërë ngjitje në Kanionet e mrekullueshme të Langaricës. Balina ka treguar përmes Instagram se është kënaqur nga kjo eksperiencë e bukur dhe ua rekomandon të gjithë ndjekësve të saj, nëse duan diçka ndryshe.

Blendi Fevziu

Ndryshe nga pozicioni në të cilin jemi mësuar ta shohim në studion e “Opinion”, për moderatorin  Blendi Fevziu mund të themi se është personazhi më aktiv në pushime gjatë stinës së verës. Sapo filloi vera, Blendi ka shfrytëzuar çdo fundjavë për të shpalosur pasionin e tij, zhytjen nën ujë. Në profilin e tij në Intstagram ka video të panumërta të xhiruara prej tij ndërsa duket si një polumbar që eksploron botën nënujore.

Ema Andrea

Aktorja Ema Andrea sapo ka festuar 46-vjetorin e lindjes, duke na treguar se kjo ka qenë me të vërtetë një ditëlindje e veçantë dhe ndyshe nga të tjerat për të! Ema është shprehur se ka mësuar të fluturojë! Fotot e saj na lënë të kuptojmë se ka guxuar të hidhet për herë të parë me parashutë dhe se ka përjetuar një ditëlindje plot adrenalinë!

Ardit Gjebrea

Pas udhëtimeve nëpër Shqipëri me vogëlushen e tij Ana, Ardit Gjebrea na ka treguar ka vazhduar pushimet me familjen dhe me miqtë e tij më të ngushtë në Turqi. I veshur me jelekët e shpëtimit, Arditi është argëtuar fillimisht në varkë me miqtë, për të vazhduar notin më në thellësi të detit.

Drini Zeqo

Nuk është më ai djali me kostum e kollare jashtë studios së lajmeve. Drini Zeqo është një djalë i apasionuar pas natyrës dhe sporteve dhe duket se shfrytëzon çdo moment të lirë që ka për të eksploruar në diçka të re e të panjohur prej tij. Ai na ka përshëndetur me një foto spektakolare nga Gjiri i Gramës në Karaburun, është marrë me ngjitje në malet po aty, si edhe ka lundruar me kanoe këtë verë! Kjo aventurë në brigjet e jugut ka qenë e bukur për gazetarin i cili është shprehur se mezi e mban veshur kostumin këto ditë të nxehta kur është në studion e lajmeve.

Armando Sadiku

Futbollisti Armando Sadiku, përveçse një sportist profesionist, duke pushuar këtë verë, krahas zhytjeve në det na ka treguar se preferon të argëtohet me xhirot me motorrin e ujit në det. Ky është një sport i dashur, sidomos për djemtë që adhurojnë adrenalinën dhe dallgët e detit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF