Disa nga yjet që refuzojnë të kenë fëmijë… 0 97

Fëmijët konsiderohen si bekim për shumicën e njerëzve, ashtu sikurse një pjesë e konsiderojnë veten pa fat, në rast se nuk iu mundësohet diçka e tillë. Thonë se prindërimi është një eksperiencë sa e mrekullueshme, aq dhe i vështirë, e sa për këtë të fundit kemj dëgjuar shumë…aq shumë, saqë përpiqemi ta shtyjmë kohën për të provuar të tilla sfida. Megjithatë, eksperienca e njerëzimit ka provuar se çdo gjë kalohet, harrohet e vështirësia kthehet në gëzim të pamasë.

Dashuria për lindjen e një jete të re po shtyn njerëzit çdo ditë e më shumë në kërkimin e metodave artificiale, në rast se nuk janë të aftë natyralisht. Por, jo të gjithë e preferojnë prindërimin. Mund të duket vërtetë e çuditshme për shumicën, ashtu sikurse një pjesë tjetër thjesht nuk munden ta imagjinojnë jetën pa fëmijët. Po këto VIP-a? Thjesht nuk e shohin veten në rolin e prindit! “Mëmësinë nuk e kam në gjak”, ka qenë deklarata e Helen Mirren, ashtu sikurse Oprah e ka shprehur hapur frikën që ndjen ndaj një eksperience të tillë. Edhe pse jo të gjithë i mbështesin, kjo mënyrë jetese iu është dukur më e përshtatshme disa prej yjeve hollivudianë, e jo vetëm. Në galeri do të gjeni disa prej tyre, e ju sigurojmë që shumica do t’ju habisin që ndodhen në listë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *