KreuCelebrity

Miriam Cani, nostalgjike për të shkuarën…

Ajo është një ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare, e sëbashku me të shoqin formojnë një nga çiftet e preferuar të audiencës. Në pritje të lançimit të klipit më të ri, Miriam Cani nuk është aq aktive në muzikë sa dikur, por kjo nuk do të thotë asgjë. E angazhuar ndaj familjes të përbërë nga tre pjestarë, si Miriami, ashtu dhe Albani, nuk ngurojnë të shprehin hapur dashurinë për atë çka ka lindur si fryt i një ndjenje të madhe. Por, një nga figurat e ekranit ka bërë këngëtaren të ndiejë pak nostalgji për të shkuarën.

Folëm dje për Alketa Vejsiun, e cila sfidoi të nxehtin e Tiranës, në mënyrën më të mirë të mundshme. Nisur drejt Italisë, Vejsiu nuk zgjodhi vijën bregdetare, por klimën malore për kalimin e ditëve të mbetura të verës. Mbërthyer deri në grykë e veshur me të gjata, moderatorja ka treguar shumë nga panorama e vendit turistik. Ka qenë një ndër imazhet e publikuara në profilin e Alketës ai që ka shtyrë Miriamin të komentojë. “Oh, kam qenë para shumë vitesh me xhirime në Alta Badia dhe jam dashuruar me atë vend. Kalofsh bukur, zemër”, ka shkruar Cani poshtë fotos, ku duket fare qartë se është rikthyer pas në kohë për pak çaste. Ndoshta, një kujtim i tillë do ta bëjë Miriamin të ndajë me fansat ndonjë moment të veçantë pikërisht nga ky vend, edhe pse duke marrë parasysh sa pak aktive është artistja në rrjetet sociale, vështirë se diçka e tillë mund të ndodhë. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF